Na ndiqni edhe në

Shqip

Si erdhi princ Vidi në Shqipëri me anijen e parë shqiptare! Flet Artur Meçollari!

Si erdhi princ Vidi në Shqipëri me anijen e parë shqiptare! Flet

Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari i ftuar në Shqip nga Dritan Hila, DritareTV tregoi se si ka ardhur në Shqipëri, princ Vilhelm Vidi.

Zoti Meçollari shpjegoi se princi ka ardhur me jatchtin ushtarak “Taurus”, anijen e parë që ka mbajtur flamurin shqiptar.

Si erdhi princ Vidi në Shqipëri me anijen e parë shqiptare! Flet

“Avullorja Hercegovina”, është anija e parë shqiptare me flamur shqiptar që ka përdorur artilerinë.

Si erdhi princ Vidi në Shqipëri me anijen e parë shqiptare! Flet

Kjo ishte anije tregtare që u mor me qira në kohën e mbretërisë së Vidit, për të luftuar rebelët e Haxhi Qamilit. Kjo është përdorur në Kavajë, ka ngritur flamurin shqiptar, është anija e dytë e cila ka mbajtur një flamur shqiptar.

Jatchti ushtarak, “Taurus”, ka qenë anija me të cilën ka ardhur princ Vidi. Ka qenë anija e parë me flamur shqiptar. Ka ardhur për të bërë presion, një lloj prezence austro-hungareze pasi italianët hapën konsullatën në Vlorë në vitin 1901. Flamuri shqiptar është ngritur më 5 mars, 1914-të.

Fotoja është bërë më vonë, por ngelet e paqartë nëse flamuri shqiptar është ngritur paralel me atë austro-hungarez, për shkak se ka qenë mbreti. Apo është ngritur veçmas. Nuk dihet nëse është ngritur në nder të mbretit apo anija ka marrë flamurin shqiptar. Anija u shoqërua edhe nga tre kryqëzorë, britanikë, italianë dhe austro-hungarezë. Komandanti ishte një kapiten i rangut të parë britanik. Kur kanë ardhur afër Bunës, komandanti britanik ka uruar mbretin për mirëseardhjen e tij në Shqipëri”, tha zoti Meçollari./M.K-dritare.net