Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kapiten Meçollari nxjerr dokumentet: Ju tregoj korrupsionin e jashtëzakonshëm në Marinën Shqiptare!

Kapiten Meçollari nxjerr dokumentet: Ju tregoj korrupsionin e

Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Flotën Detare Shqiptare para 1945-ës. Zoti Meçollari tregon një moment në vitet 1925-1926 kur dy vëllezërit Libohova, me një korrupsion të jashtëzakonshëm blenë me 140 mijë franga ari dy anije gjermane të cilat nuk bënin dhe që në fund u çuan për skrap.

“Në vitin 1925-1926 nis zanafilla e Marinës Shqiptare me një korrupsion te jashtëzakonshëm. Ky është akti i parë që miraton fondin për blerjen e anijeve. Por në fakt mënyra se si u blenë dy anijet, fondi me të cilin i blenë është për të ardhur keq sepse janë blerë me një korrupsion të jashtëzakonshëm të vëllezërve Libohova, Myfit Libohova ishte ministri i Financave dhe zëvendësministër i Jashtëm dhe Eqeremi ishte konsulli ynë në Bari.

Kapiten Meçollari nxjerr dokumentet: Ju tregoj korrupsionin e

Ata e blenë pa autorizimin e qeverisë. I paguan lekët pa parë anijet. Komanda e Përgjithshme e Marinës nuk kishte bërë një kërkesë për blerje anijesh, por gjithsesi i pagoi. Anijet u blenë në Gjermani, nëpërmjet një firme italiane.

Kapiten Meçollari nxjerr dokumentet: Ju tregoj korrupsionin e

Ishin disa minaheqëse të vjetra, të vitit 1917, pastaj u modifikuan në Itali. Anija e parë mbërriti më 15 shkurt 1926 në Portin e Durrësit, disa ditë më prapa erdhi anija e dytë. Të dyja kishin ekuipazh italian, pastaj u zëvendësuan menjëherë ekuipazhet me shqiptarë, mes tyre ishte dhe Mujo Ulqinaku, përveç kapitenëve të anijeve dhe kryemotoristëve që qëndruan.

Kapiten Meçollari nxjerr dokumentet: Ju tregoj korrupsionin e

Të dyja anijet morën emrat “Shqypnia” dhe “Skënderbeg”. Ato anije u blenë 146 mijë franga ari, pra me dyfishin e çmimit që duhet të bliheshin.

Kapiten Meçollari nxjerr dokumentet: Ju tregoj korrupsionin e

Ato qëndruan vetëm dy vjet, pastaj u nxorën nga armatimi dhe në fund u shitën për skrap për 12 mijë franga ari, nga 140 mijë që u blenë. U shitën sepse nuk bënin, kishin konsum të madh karburanti, uji, ishin të vjetra nga pikëpamja inxhinierike dhe nuk kishin efektivitet.”, tregon kapiteni në DritareTv./K.C/dritare.net