Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e pasardhësit të Hitlerit që e nisi karrierën në Shqipëri! Flet Kapt. Rang.1, Artur Meçollari!

Historia e pasardhësit të Hitlerit që e nisi karrierën
Karl Dönitz, me dy fëmijë shkodranë

Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila foli për historinë e Flotës Detare Shqiptare deri në vitin 1945. Ndërsa fliste për Detarinë Shqiptare, zoti Meçollari tregoi historinë e një oficeri, pastaj kapiten nëndetësesh që u bë pasardhës i Hitlerit. Kapiteni flet për kohën kur Karl Dönitz erdhi në Shkodër në 1913-ën dhe mori një vlerësim asokohe. Meçollari tregon edhe një foto të Dönitz me dy fëmijë shkodranë.


Dritan Hila: Karl Dönitz ishte një personazh i rëndësishëm i Luftës së Dytë Botërore, ishte dhe pasardhës i Hitlerit. Ka një foto me dy fëmijë shqiptarë dhe e nisur karrierën në Shqipëri, si pjesë e një kryqëzori.

Kapiten Artur Meçollari: Në fakt ka qenë adjutant i komandantit të kryqëzorit, Breslau. Ky kryqëzor ka operuar jashtëzakonisht në Detin Adriatik. Si oficer Dönitz e filloi karrierën pikërisht në këtë kryqëzor. Ai ka jetuar në Shkodër nga fillimi i majit deri në 1 gusht, aty ku ka bërë dhe foton me dy fëmijë shkodranë. Komandanti i tij ishte pjesë e Këshillit të Admiralëve që administronte Shkodrën. Edhe vlerësimin e parë si oficer e ka marrë pikërisht në Shkodër, me 18 korrik 1913. Ai ka dalë në 1912-ën si oficer shërbeu pak vite në anijet mbiujëse dhe pastaj kaloi në nëndetëse. Ai është masterminde i Luftës së Kopeve të Ujqërve të Luftës në Atlantik. Edhe pse vetëm me 10 vjet u dënua në Gjyqin e Nurembergut sepse një akuza dhe u dënua për dy të tjera.

Dönitz është pasardhësi i Hitlerit. A nënshkroi edhe kapitullimin e Gjermanisë. Ka qenë komandant i nëndetëseve para se të bëhej komandant i Marinës, një njeri shumë inteligjent, fliste disa gjuhë të huaja, që kur ishte oficer i ri prandaj që qëndronte edhe prapa komandantit të kryqëzorit në Shkodër. Ishte pjesë e bllokadës kundër Malit të Zi dhe Këshilli i Admiralëve mori nën kontroll Shkodrën. U nda në 5 rajone Shkodra dhe çdo përfaqësues i çdo shteti kishte nën administrim një rajon të caktuar. Kur ka qenë komandant nëndetëseje ka operuar edhe pranë bregdetit shqiptar në Luftën e Parë Botërore. E tregon edhe vetë në kujtimet e tij./K.C/dritare.net