Na ndiqni edhe në

Shqip

Pa Konferencën e Bujanit, kosovarët do t’i kishin djegur të gjallë. Flet studiuesi!

Pa Konferencën e Bujanit, kosovarët do t’i kishin djegur të

Studiuesi Mark Palnikaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për konferencën e Bujanit dhe rëndësinë e saj.

Zoti Palnikaj shpjegon se kjo konferencë shpëtoi shtetin e Kosovës nga një gjenocid që do të kishte përfunduar në mijëra viktima.

“Konferenca e Bujanit, sipas studiuesve për historinë e Kosovës është ngjarja më e rëndësishme. Sepse kjo konferencë është mbajtur në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Kjo konferencë ka një rëndësi shumë të madhe. Kjo konferencë nga turmat, thuhet se është bërë nga komunistët dhe është shkruar keq. Pa e ditur se çfarë është bërë në këtë konferencë. Por në këtë konferencë nuk kanë qenë as 5 komunista nga 49 anëtarë, është bërë nga nacionalista. Kjo konferencë është bërë pa pyetur Shtabin e Partisë Komuniste që ishte në Labinot të Elbasanit, Enver Hoxhën dhe pa e pyetur Titon. Pasi e bënë, e shtypën rezolucionin 5 kopje, dhe ia çuan kopjen edhe Shtabit të Partisë Komuniste në Elbasan dhe Partisë Jugosllave dhe të dyja e kanë hedhur poshtë. Pra, nëse do të ishte produkt i komunizmit shqiptar dhe jugosllav kjo konferencë nuk do të ishte mbajtur.

Aty kanë qenë 8 persona nga nacionaliteti serb e malazez, nga popullsia serbe e Kosovës dhe Malit të Zi, që e kanë firmosur pa asnjë vërejtje, siç është bërë. Dokumenti i kësaj konferencë është edhe sot, por mbas 44 vitesh në vitin 1988, dhoma Federative e Jugosllavisë ka votuar dhe e ka hedhur poshtë. Nuk mund të votohet dhe të hidhet poshtë, diçka që ka ndodhur 44 vite më parë. Kjo tregon se kjo konferencë nuk ishte konferencë nuk ishte konferencë sllavo-komunistësh, por ishte konferencë nacionalistësh, që i prishte punë serbëve edhe pas 44 vitesh. Ndaj nuk duhet hedhur poshtë pasi ishte 100 përqind në favor të shqiptarëve, jo serbëve. Kjo ishte një konferencë nacionaliste, jo komuniste, që nuk ishin as 5 persona. Unë kam folur edhe me 5 pjesëmarrësit në këtë konferencë, pas vitit ’95, dhe Hajdar Dushi me pesë gjuhë të huaja që e vranë në mënyrë të turpshme, ka bërë sherr me ata të naciolitetit serb-malazez që nuk e firmosnin deklaratën. Deklaratën e kanë firmosur 49 persona, asnjë kundër.

Mos të ishte kjo konferencë dhe kjo udhëheqje, do t’i kishin pjekur të gjallë kosovarët. Sepse kosovarët kishin formuar divizionin skëndërbeg, me 13 mijë vetë të armatosur nga gjermanët. Jo sepse kishin luftuar shumë kundër serbëve, por do përdornin si alibi për t’i shfarosur vrarë dhe për t’i nisur në Turqi. Ata dolën 53 mijë kosovarë, luftëtarë me frontin Nacional Çlirimtar. U vranë 6 mijë e 200, u bënë dëshmorë për krahun komunist. Kjo shpëtoi Kosovën nga një gjenocid i paparë”, tha studiuesi./M.K-dritare.net