Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush e thirri dhe pse është e rëndësishme për Kosovën, Konferenca e Bujanjt! Flet Mark Palnikaj!

Kush e thirri dhe pse është e rëndësishme për

Studiuesi Mark Palnikaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për konferencën e Bujanit dhe rëndësinë e saj. Konferenca e Bujanit u mbajt më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes dhe Konferenca e Pezës, si dhe rezultat i mospërfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish-Mbretërisë SKS. Konferenca e Bujanit mbajt pikërisht për t'i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ. Historiani Palnikaj tregon se kush e ngriti këtë konferencë dhe hedh poshtë zërat që thonë se ishin komunistët.


“Konferenca e Bujanit u mbajt më 31 dhjetor 1943 dhe përfundoi më 2 janar 1944. Mbas 1994-ës studiuesit e mëdhenj të Kosovës kanë marrë nën studim Konferencën e Bujanit, por nuk e mori as shteti në Kosovë e as në Shqipëri. Akademia e Shkencave nuk u shpreh për këtë konferencë. Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk folën fare. Sipas studimeve të depolitizuara, kjo është ngjarja më e rëndësishme pas Lidhjes së Prizrenit. Kjo konferencë është mbajtur në përputhje me rregullat ndërkombëtare të asaj kohe dhe i ka qëndruar kohës deri më sot. Njerëzit që nuk kanë bërë shkollë, thonë se Konferencën e Bujanit e kanë bërë komunistët dhe e kanë bërë kaq. Por në 49 pjesëmarrës nga Kosova as 5 prej tyre nuk kanë qenë komunistë. Por është bërë nga nacionalistë. Ajo u bë pa u pyetur shtabi i Partisë Komuniste që ishte në Labinot të Elbasanit dhe pa pyetur Titon. Pasi e bënë, e shtypën rezolucionin dhe ua çuan kopjen edhe atyre. Të dyja shtabet e hodhën poshtë. Pra nëse do ishte produkt i komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav, kjo rezolutë nuk do të hidhej poshtë. Këtë rezolutë e firmosën ashtu siç ishte 8 serbë të Kosovës dhe malazezë. Ata që firmosën më vonë bënë autokritikë dhe rezolutë u hodh poshtë. Si dokument mbeti, është edhe sot. Por mbas 44 vjetësh, në vitin 1988 Dhoma Federative e Jugosllavisë hodhi poshtë një gjë që kishte ndodhur 44 vjet më parë. Kjo nuk mund të ndodhte dhe tregon se kjo konferencë nuk ishte sllavo-komuniste, por nacionaliste, që u prishte puna serbëve dhe pas 44 vjetësh. Ishte 100% në favor të shqiptarëve dhe jo serbëve, prandaj nuk duhet hedhur poshtë dhe nuk duhet sharë.Kjo konferencë ndihmoi që kosovarët të radhiteshin në anën e fitimtarëve, të atyre që në 1945-ën fituan luftën. Mos ishin me gjermanët, italianet e japonezët, por me anglezët, amerikanët dhe rusët. Pra ishin me krahun e duhur.”, thotë studiuesi në DritareTV./K.C/dritare.net