
Kush janë përgjegjësit e Masakrës së Tivarit! Studiuesi bën deklaratën e fortë!
Dritare.net
Masakra e Tivarit është një nga ngjarjet më të përgjakshme dhe më të pabesa ndaj shqiptarëve në mars-prill të vitit 1945. Historiani Mark Palnikaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV bëri një deklaratë të fortë për përgjegjësit e kësaj masakre. Palnikaj thotë se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk ishin shkaktarët e kësaj masakre, por serbët.
“Në masakrën e Tivarit u vranë njerëz të pafajshëm. Ata nuk i përzgjodhën, po morën njerëz dhe i vranë. Shumë turp është që dalin disa sharlatanë e ia vënë fajin Ramiz Alisë. Thonë që i vranë komunistët, Enver Hoxha. Këta gënjejnë. Nuk është kështu e vërteta. Sepse Jusuf Bajraktari, Rahman Parllaku u morën fuqimisht pas ‘90-ës me atë punë. Nuk u rezultoi e vërtetë kjo deklaratë. Atë masakër e bënë serbët. Është bërë një gjyq në Beograd për këtë vrasje, për të akuzuar ata që vranë. Nuk morën pjesë brigadat partizane nga Shqipëria në atë masakër.”, tha studiuesi në DritareTV./K.C/dritare.net

















