
Pse Tirana nuk mund të ketë kurrë një tramvaj! Flet Rrok Gemi!
Dritare.net

Rrok Gemi i cili ka ndërtuar traktorin e parë shqiptar në DritareTV tregoi se pse në Tiranë nuk është ndërtuar një tramvaj. Zoti Gemi rrëfeu se si ka kundërshtuar idenë e Lulzim Bashës për të ndërtuar hekurudhën për tramvaj nga Kombinat-Kinostudio.
“Kur ishte kryetar bashkie Lulzim Basha hodhi ide për tramvaji në Tiranë. Do bëhej hekurudhë tramvaji Kombinat-Kinostudio, 6 km vijë ajrore, 30 km vijë tokësore. Thashë që as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e bëjnë dot sepse nuk ka infrastrukturë rrugore në Tiranë për tramvaje, për trolejbusa, po. Pra tramvaji u bë bisedë në Tiranën e Adil Çarçanit edhe është vendosur që nuk bëhet dot. Po të më pyeste mua Lulzim Basha do ta kishte marrë vesh se përse nuk mund të vendosen tramvajet në Tiranë. Basha ka marrë të dhëna nga një firmë franceze se ajo do financonte. Unë e kundërshtova haptazi që nuk bëhet ideja e tramvajit.
Nuk mund të bëjnë kurrë. Për mendimin tim sot Tirana nuk ka nevojë për autobusë sepse janë shumë, rreth 400 të tillë. Autobusi ka shpenzime të mëdha për mirëmbajtje, përveç gazit që prodhon. Tirana ka nevojë për trolejbusa, që lëvizin lirshëm, nuk pengojnë asnjë makinë, edhe ngjiten lirshëm në malore. E keqja është që në këtë kohë nuk mund të prodhohen më trolejbusa në Shqipëri, në atë kohë po sepse ishin të gjitha mundësitë”, tha zoti Gemi./M.K-dritare.net

















