Çfarë fsheh ajri brenda koshereve të bletës? Të mirat për shëndetin!
Dritare.net

Apiterapeuti Bedri Statovci tha në një intervistë për "Shqip nga Rudina Xhunga" në DritareTV se terapia me ajrin e bletës po rezulton një nga metodat më të dobishme natyrale për shëndetin e mushkërive dhe imunitetin.
Sipas tij, ajri brenda folesë së bletëve është i pasur me vajra esencialë, flavonoide, aromë nektari dhe substanca bioaktive që prodhohen gjatë punës së bletëve. Ky ajër, i marrë përmes inhalimit nga koshere të posaçme, ka treguar ndikim pozitiv te shumë pacientë.
Statovci theksoi se kjo formë apiterapie ndihmon në:
-përmirësimin e funksionit të mushkërive
-lehtësimin e frymëmarrjes
-forcimin e imunitetit
-qetësimin e sistemit nervor
Ai shtoi se terapia me ajër blete përdoret gjerësisht edhe në vende ku apiterapia është e zhvilluar, si një mënyrë e sigurt dhe e natyrshme për të përmirësuar mirëqenien./K.C/dritare.net



