Shpëtim Gjika mbron Kokëdhimën; Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë. Ja kush janë ideatorët e asaj që ndodhi!

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Qeparo ku Mihal Kokëdhima, ka sulmuar disa turistë spanjollë.

Gjika, i del në mbrojtje Kokëdhimës, ndërsa shkruan se ai është goditur padrejtësisht.

Më tej Gjika, hedh dyshime se ideatorët e gjithë skenës kanë qenë shqiptarët që shoqëronin turistët spanjollë.

“Kundër rrymës për Mihalin!

Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!

Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!

E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!

Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris!

Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!

Kaq!”-shkruan Gjika./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Çfarë fshihet pas fotove perfekte? Ja si mund të bëheni fotografë profesionistë!

2 KOMENTET

  1. E drejta eshte nje ndjenje qe ndoshta te nxjere nga “shinat “kur ta rrembejne dhe te pakten drejtesia kur vendos duhet ti degjoje te dyja palet ne konflikt.Nuk eshte se mbroj Mihalin por nuk besoj se “spanjollet”ishin engjej. Gjithsesi kunderveprimi i himariotit nuk ishte ne menyren e duhur.

  2. Shpetim hajduti si plere qe je keshtu do flasesh hajdutet do mbroshe. Ti kujton se ja hodhe burgut por gabohesh, dardha e ka bishti mbrapa…..
    Te mbrosh nje kriminel si Kokedhima qe beri xhiron e botes do te thote qe je i tille.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.