Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Sot dua të flas për heronjtë e padukshëm

Sot dua të flas për heronjtë e padukshëm

Nga Xhesika Maçi

Si unë, besoj edhe çdo qytetar ndjen dëshirën dhe detyrimin për të thënë disa fjalë drejtuar heronjve që po luftojnë çdo ditë me këtë virus shkatërrimtar. Pa u lodhur në asnjë çast dhe pa u dorëzuar kurrë. Të kapluar nga pasiguria po aq sa ne, ndoshta edhe më shumë, ata janë aty për t’i thënë jo vdekjes. Janë vërtetë heronjtë e dukshëm.

Ndonëse jam pa fjalë për ta, sot dua të flas për heronjtë e padukshëm. Te padukshëm, por të gjendshëm me një klikim të thjeshtë. I gjen në shumë video provizore, duke improvizuar çdo ditë për frymëzimin e tyre: për nxënësit e tyre. Përpos faktit që janë vetë prindër, po aq të prekur nga presioni i një armiku të padukshëm, ata janë mësues. Janë ata të cilët zgjohen çdo ditë për t’i thënë të vegjëlve të tyre: -Mirmëngjes sot do të mësojmë...

Sot dua të flas për heronjtë e padukshëm

Sepse dija nuk duhet të ndal. Nuk mundet kurrsesi të ndalet. Ata fëmijë janë mjekët e ardhshëm edhe pse sot janë veçse “viktima” të një kohe të paparashikueshme, plot pasiguri (aty ku shpeshherë e panjohura ngjall pasiguri) e që rreket të mos japë asnjë përgjigje. Ama një kohë që do përfundoj për ta ritreguar të gjithën si një ëndërr të përjetuar.

Ndoshta ndër ëndërrat më të këqija./dritare.net