Nga Magdalena Ramohitaj
Kjo është panorama e vajzave rurale në këta 32 vjet!
Që jemi një popull dembel kjo nuk është diçka e re. Shqiptarët e përqafuan në shumicë komunizminin e pretenduar nga Rusët dembelë për faktin e thjeshtë se do ua merrnin tokat edhe pronat të pasurve edhe do jetonin pa punuar fare, madje do hanin me’lugë floriri’.
Russian roulette ruleta ruse) u shpik pikërisht nga rusët, për të fituar para nga kumari, sepse puna ishte edhe akoma është e lodhshme për ta.
Fyodor Dostojevsky në dyqind vjet të shkuara shkruajti një libër të vogël, por shumë të madh për atë të vërtetën që konstatoi; dembelizmin e popullit rus të kohës, duke ja treguar atë gjithë botës mbarë.
Në romanin e tij “Kumarxhiu ai tregoi, sesi nëna i jepte vajzës së saj adoleshente një rubël, për të luajtur në ruletë edhe vajza e re fitonte pesë rubla, të cilat ja dorëzonte nënës së saj të varfër, e cila ishte e e martuar me një burrë dembel.
Gruaja, që nga lashtësia është konsideruar si ‘Parabola e prostitucionit’, por nëna ruse nuk e mësonte vajzën e saj adoleshente, që të lyej e të zhgrryej dhe të diltë nëpër rrugë për të ushtruar atë profesion, ama në vend që t’i mësonte një punë për t’i fituar ato pesë rubla me djersën e saj nuk e bënte.
Nëna fshatare shqiptare ja lejon vajzës së saj, qe me paratë e qumështit të lopës të shkojë në palestrën e qytetit më të afërt, duke e manipuluar atë, për t’u bërë e bukur në mënyrë që të mund të gjejë një djalë të pasur (të pasurit rëndom martohen me vajza të bukura) qe të shpëtojë kësisoj nga jeta e fshatit; pra të mos ketë fatin e nënës së vet, e cila është e martuar me një fshatar dembel, i cili braktis tokën edhe familjen e tij për të punuar argat në një fermë të një vendi të huaj, sepse ashtu nuk e lodh mendjen, për të krijuar një ekonomi-biznes familiar, me të cilin të mbajë familjen e vet, duke shitur produktet që ai prodhon, por shet krahët e tij të punës.
Fshatarët tuaj- më tha në mënyrë konfidenciale një asistente e huaj, për Marketingun Bujqësor-e kanë trurin si një fëmijë i vogël pesë vjeç; ata nuk kanë fare intuitë për të bërë biznes, duke i shfrytëzuar burimet natyrore që ka zona e tyre rurale, apo me tokën që kanë në përdorim.
Dhe kjo është logjike, sepse për dyzetë e pesë vjet rrjesht nën sistemin socialist fshatarët e kooperativave socialiste, por edhe punëtorët e fermave të zonave ‘periurbane’ bënin atë operacion që iu tregonte agronomi, brigadjeri i tyre në mënyrë mekanike, njësoj siç bën qeni kur i zoti i tregon sesi duhet të marë topthin e vogë ndër dhëmbët e tij edhe t’a sjellë aty ku ai i tregon me gisht; kështu fshatarët dhe punëtorët e fermave në periudhen post-diktaturës nuk orientoheshin dot, sepse edhe ndihma nga Ministria përkatëse ishte zero.
Unë do të desha t’a shmang përsëritjen sesi klasa jonë politike është sjellë me fshatin, që nga viti 1992, por do të desha të sjellë në vëmëndendjen e lexuesit se Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, jo vetëm këto pak vitë që mban këtë emër , por qysh në 1994 ka krijuar një Sektor të Zhvillimit Rural, i cili zhvilloi dhe shpërndau konceptet e Zhvillimit Rural brenda kompetencave qe ja lejonte ligji.
Ai sektor u zhvillua dhe u shndërua më vonë në një Departament të Zhvillimit Rural, i cili ka pasur shumë fonde për këtë fushë.
Ky Dikaster ka treguar “sukseset” e mëdha në rritjen e prodhimit bujqësor, por për Zhvillimin Rural nuk ka thënë asnjë fjalë.
Zhvillim Rural nuk do të thotë prodhim, përkundrazi prodhimi është pjesë intëgrale e Zhvillimit Rural.
Politikat e Zhvillimit Rural synojnë mbajtjen e popullsisë rurale në atë zonë, në mënyrë që edhe ajo të lulëzojë edhe fshatarët të bëjnë një jetë të ngjashme me atë të qytetit.
Çfarë është bërë deri sot? Ish Ministria Krifca na mbyti në rrjetet sociale me paratë që financonte prodhimin për speca dhe domate, madje për rritjen galopante të eksporteve të tyre në rajon, derisa ndonjëherë më jeptë përshtypjen se “do e pushtonte” edhe tregun europian duke e sfiduar Portugalinë.
Përveç Ministrisë ka gati një vit që është ngritur edhe një Projekt në ndihmë të Gruas Rurale me paratë e Qeverisë italiane dhe me miratimin e Frida Krifcës, por a e di kush, sesi janë përdorur ato para dhe cili është impakti në mbështetje të vjzave fshatare?!
S’kemi sesi t’a dimë sepse në TV Kombëtare nuk ka hapësirë për këto probleme jetike. Aty ka hapësirë vetëm për thashetheme politike.
Kur vajza fshatare e palestruar, e fryrë gjithandej me botoks, me qerpikët si degë palme e shoqëruar me një djalë të pasur nga ata “Të fortët” futet në det deri tek qafa, bën një rrotullim në ujë sikur ka ftohtë edhe kthehet drejt bregut duke u spërdredhur të gjithë e shohin me buzagas. Edhe në plazh ka thashetheme....
Kjo vajzë nuk e ushtron prostitucionin në një institucion të posaçëm të njohur ligjërisht. Jo. Ajo bashkëjeton me një djalë të pasur pa e dashur atë, vetëm për të bërë një jetë luksi dhe ky tip prostitute quhet ‘mantenutë’.
Kur e pyeta njëherë shitësen e qumështit, e cila m’a sjell në shtëpinë time produktin në fjalë për familjen e saj ajo filloi nga ankesat për punët e shumta që kishte mbi shpine, por kur më tha se kam një vajzë adoleshente, e cila gjithë ditën rri në telefon, duke e imituar me pëllëmbën e dorës si telefon dhe duke e lëvizur gishtin mbi të m’u kujtua thirrja e gazetares së mirënjohur Rudina Xhunga shumë vitë më parë: “Nëna mos i bëni vajzat punëtore instagrami”!!!!
Modelet e vajzave fshatare, por edhe të atyre të shtresave të thjeshta janë “VIP”-et shqiptare të instagramit. Moderatoret, gratë e djemve të politikanëve dhe vetë gratë e ketyre miliarderëve, top modelet, qe dikur kishin mjele lopën dhe tani jetojnë në një luks maramendës....
Modele vajzash inteligjente, me vlera, të suksesshme dhe të dobishme për shoqërinë, pa fytyra të ribëra me operacione estetike, duket sikur nuk ekzistojnë në këtë vendin tonë të bukur.
Ama kur plas skandali i ndonjë vajze fshatare të keqtrajtuar, apo të ndonjërës që e braktis foshnjën në ndonjë bodrum pallati, TV kombëtare bën një emision sipërfaqësor pa e vënë fare gishtin mbi plagë.
Nuk kam parë asnjë emision me temë sociale, ku të diskutohet për garë, për të drejtat e të rinjve, sepse kjo klasë politike i ka mësuar ata t’i blejnë këto të drejta me paratë e korrupsionit të prindërve të tyrë.
Vendi i punës në administratë merret pa asnjë konkurrent; pra pa garë, sepse të gjithë e dinë se ai pozicion është i paracaktuar, për atë që e ka parapaguar.
Medja vizive si një mjet masiv i edukimit të publikut, fatkeqësisht i ka shërbyer 32 vjet rrjesht fallsitetit të politikës sonë mesjetare dhe rrjedhimisht deformimit të shoqërisë dhe largimit masiv të të rinjve tanë.
Duket se është momenti të diskutojmë për mediat, portalet, faqet e sponsorizuara nër rrjetet sociale, të cilat po iua torrollisin mendjen të rinjve tanë, duke iua bërë këtë vend të pajetueshëm.
Mjaft më me ‘analista’ që në njëqind studio, në të njëjtën orë rrotullohen nëpër kolltuqet e tyre, duke analizuar të njëjtën temë politike me moderatorë të ndryshëm, që nga ai ai që lëviz si lavjerrës lart e poshtë, duke përplasur duart për të rritur ritmin, për qëllime audience dhe deri tek ajo me dorën në xhep, duke i kërkuar regjisë të shfaqë hartën, por nuk orientohet dot në të..../dritare.net