
Shkon në 400 numri i të prekurve me koronavirus në Itali
E Mërkurë 26 Shkurt 2020, 23:11
Dritare.net

Italia është shteti me më shumë të prekur në Europë, që përfaqëson një rritje të të infektuarve me 25% në 24 orët e fundit.
Po ashtu, ditët e fundit shumë shtete kanë konfirmuar rastet e para, të cilat kanë qenë nga njerëz që kishin vizituar Italinë kohët e fundit.
Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se koronavirusi po përhapet shumë shpejt, jashtë Kinës, vendi nga ku e kishte origjinën.
Në nivel global, më shumë se 80,000 njerëz nga34 vende të botës, janë infektuar me koronavirus, i cili u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2019./E.B-dritare.net

















