
Shiu mbulon fushën, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Laçi
E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 17:05
Dritare.net

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1 dhe gjyqtari Juxhin Xhaja bashkë me dy kapitenët e ekipeve kanë hyrë në fushë para fillimit të pjesës së dytë dhe kanë provuar nëse topi kërcën apo jo, por pa shumë sukses.
Ndeshja nuk do të vazhdojë sot, pasi bëhet fjalë për kushte ekstreme atmosferike.
Gjyqtari i konsultuar me delegatin kanë shtyrë sfidën për ditën e nesërme, gjithmonë nëse shirat do të pushojnë dhe fushat do përmirësohet./D.M-Dritare.net

















