Shenjat astrologjike më strikte dhe më të lira në një lidhje

Gjithsecili ka vizionin e tij për një lidhje. Disa si gaforret apo demat nuk mund ta imagjinojnë dot dashurinë në distancë, të tjerë si shigjetarët dhe ujorët nuk durojnë dot që dikush t’u cënojë lirinë. Po ju jeni të lirë apo striktë në lidhjen tuaj? Zbulojeni sipas shenjës që jeni në zodiak.

Gaforrja. Të ndjeshëm dhe emotivë, gaforret marrin palmën e artë të vartësisë në çift. Madje kur dashurojnë ata janë aq të ngjitur ndaj personit në krah saqë nuk e imagjinojnë dot të qëndrojnë larg njëri-tjetrit as edhe një ditë. Gaforret kanë nevojë të përhershme për siguri dhe kërkojnë vëmendje absolute.

Peshqit. Në dashuri personat e kësaj shenje kanë tendencë ta idealizojnë partnerin. Për ta gjysma e tyre është oksigjen, arsye për të jetuar dhe motivimi kryesor.

Demi. E pamundur ta fshehin demat janë shumë xhelozë në një lidhje. Mjafton që dikush t’i afrohen partnerit të tyre dhe ata bëhen të ashpër. Në përgjithësi ata kanë nevojë për një partner në krah për t’u ndier të përmbushur.

Peshorja. Personat e kësaj shenje nuk vendosin dot. Sipas Dritare.net, në fillim ata janë të paqëndrueshëm, por bëhen mjaft romantikë kur dashurohen plotësisht. Duke qenë se ndjenjat janë prioritet i tyre, ata bëjnë çdo lloj lëshimi për lidhja të zgjatë.

Akrepi. Nuk mund të themi se akrepat janë të varur nga ai që kanë në krah. Ata janë besnikë dhe nuk e mendojnë dot ta ndajnë gjysmën e tyre me të tjerët.

LEXO DHE :  Eksperti amerikan: Ballkani Perëndimor, rrezik nga terroristët

Luani. Edhe pse mund të krijojnë përshtypjen e joshësve, ata janë besnikë. Partnerin e konsiderojnë edhe mik të ngushtë dhe të besuar. Së bashku kalojnë shumë kohë.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje janë të dhënë pas lidhjes që krijojnë dhe i kushtojnë shumë vëmendje, megjithatë nuk bëhen të fiksuar dhe dinë të ruajnë ekuilibrin.

Bricjapi. Ashti si luanët dhe akrepat, bricjapët janë shumë besnikë. Kur dashurojnë e bëjnë për gjithë jetën, pavarësisht se nuk i shprehin shumë ndjenjat. Kjo gjë i bën të duken disi të ftohtë. Gjithsesi duhet thënë se ata nuk i pëlqejnë lidhjet mbytëse.

Dashi. Personat e kësaj shenje i jetojnë marrëdhëniet e dashurisë në mënyrë pasiononte dhe janë të qëndrueshëm.

Shigjetari. Personat e kësaj shenje janë aventurierë dhe të lirë prandaj dhe nuk bëhen të ngjitur ndaj atij që duan. Ata mendojnë se çdokush ka nevojë të bëjë edhe atë që dëshirojnë.

Binjakët. Personat e kësaj shenje nuk krijojnë shumë lidhje të qëndrueshme sepse gjithë kohës ju pëlqen të joshin dhe të flirtojnë. Ata janë edhe më të lirë nga sa duhet.

Ujori. Nëse personat e kësaj shenje janë më të lirë në një lidhje kjo ndodh për disa arsye. Fillimisht ata preferojnë shpesh të qëndrojnë më mirë vetëm sesa pranë dikujt që nuk e pëlqejnë. Në çift ata janë individualistë dhe bëjnë atë që mendojnë pa e detyruar tjetrin t’i ndjekë nga pas. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.