
Thuajini jo, manikyrit me xhel! Shkakton kancer lëkure!
Dritare.net
Prej kohësh flitet se praktika e mirëmbajtjes së thonjëve përmes trajtimit me xhel mund të shkaktojë shumë probleme, nga infeksione të rënda deri tek kanceri.
Këtë rrezik të lartë nga ky trend, vërteton studimi i fundit i botuar në Nature Communications këtë fillim viti. Sipas studimit, rrezatimi i emetuar nga tharëset e manikyrit xhel, UV mund të dëmtojnë ADN-në dhe të shkaktojnë mutacione tek qelizat.
Shumica e qendrave ku ofrohet ky shërbim, përdorin llamba UV dhe disa të tjerë LED.
Në studim thuhet se as pajisjet LED nuk e minimizojnë dritën ultravjollcë, duke shtuar se xheli ka nevojë për ekspozim UVA për t’u polimerizuar, ndryshe nuk ka manikyr me xhel.
Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi, pasi rrezet UVA duke depërtuar në lëkurë, sidomos në lëkurën e ndjeshme që krijohet tek pjesa e thonjëve kur punohet për xhelin, luajnë rol kyç në zhvillimin e kancerit të lëkurës.
Ndaj mënyra më e mirë për thonjë të bukur, mund të jetë thjesht natyraliteti. Një trup i shëndetshëm, vlen përherë më shumë sesa çdo trend i përkohshëm bukurie./ dritare.net

















