
Shkencëtarët zbulojnë një metodë të re për të vrarë qelizat kancerogjene. Mund të kemi një kurë!
Dritare.net
Një mënyrë e re për të vrarë qelizat e kancerit mund të hapë rrugën për një kurë premtuese, thonë shkencëtarët.
Metoda shënjestron kancerin e qafës së mitrës dhe qelizat derivuese tek kanceri i gjirit, si dhe qelizat malinje të melanomës tek minjtë.
Kjo metodë përdor një sekuencë të ADN në formë karfice që vret kancerin, të cilat u injektuan në qelizat e kancerit.
Kur ato u injektuan në këto qeliza, ato u lidhën me molekulat e quajtura microARN të cilat janë të mbiprodhuara në disa lloje kanceri.
Pasi u lidhën me mikroARN-në, ato u zbërthyen dhe formuan zinxhirë më të gjatë të ADN-së që krijuan një përgjigje imune.
Sistemi imunitar i njohu qelizat e mbiprodhuara të mikroRNA si të rrezikshme, gjë që aktivizoi një përgjigje natyrore imune që vrau qelizat e kancerit.
Ekipi hulumtues japonez thotë se metoda e tyre është tërësisht e ndryshme nga ato ekzistuese dhe mund të paralajmërojë një epokë të re të ilaçeve të reja kundër kancerit.
Kanceri është fatkeqësisht një sëmundje e rëndë dhe mjaft e përhapur dhe sërish sot metodat trajtuese kanë kufizimet e tyre por edhe efekte negative tek të smëurët.
Ilaçet e bazuara në ADN dhe ARN pritet të ndihmojnë shkencëtarët ta mposhtin kancerin përfundimisht.
Kjo ndodh sepse ADN-ja dhe ARN-ja janë molekula jetike që mbartin informacione që mund të kontrollojnë funksionin biologjik të qelizave.
Ato pritet të transformojnë të ardhmen e mjekësisë dhe të ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve të tjera të vështira për t'u trajtuar të shkaktuara nga viruset dhe sëmundjet gjenetike./J.H/dritare.net

















