
Shkencëtarët thonë se qumështi rrit me 80 përqind rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë
Dritare.net
Kur vjen puna tek ushqimet dhe pijet që rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kancerogjene, deri tani askush nuk kishte menduar se qumështi ishte në top listën e tyre.
Të paktën, ky është përfundimi që nxjerr studimi i kryer nga studiuesit e Universitetit Loma Linda dhe i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë.
Qumështi është armiku numër një për kancerin e gjirit tek gratë, duke rritur me 80 përqind rrezikun e kapjes së sëmundjes malinje.
Të dhënat tregojnë se pirja e një sasie të vogël qumështi, në rendin e 1/4 ose 1/3 e filxhanit qumësht në ditë, shoqërohet me 30% rritje të rrezikut. Për një filxhan qumësht në ditë, rreziku relativ rritet në 50%, ndërsa për ata që konsumojnë dy deri në tre gota në ditë, rreziku shkon në 80%./J.H/dritare.net

















