
Nëse bimët janë kaq inteligjente, a duhet të ndalojmë së ngrëni dhe ato?!
Dritare.net
Nëse po mendoni të ktheheni në vegan kam një lajm shqetësues,shkruan Emma Beddington kolumniste e The Guardian.
Sipas saj, disa të dhëna të publikuara së fundmi në programin e Radio 4 “A është gabim ngrënia e bimëve? Paralajmërimi është: Ndoshta!
Bimët, shpjegohet në program "mund të ndiejnë botën përreth tyre, të mësojnë, të kujtojnë dhe të përfshihen në komunikim kompleks me speciet përreth tyre". Hulumtimet sugjerojnë se fidanët e bizeleve mund të mësojnë të lidhin një tingull me dritën që u nevojitet dhe si rezultat të zgjedhin të rriten në një drejtim të caktuar. Ato gjithashtu mund të përgjojnë njëri-tjetrin dhe të mbrohen në bazë të asaj që "dëgjojnë". Bimët e sherbelës komunikojnë me njëra-tjetrën rreth rrezikut për t'u copëtuar nga insektet dhe pemët ndajnë lëndët ushqyese përmes asaj që Prof Suzanne Simard e quan me kënaqësi "rrjeta e gjerë e drurit"; ato e bëjnë këtë më shumë me pemët me të cilat kanë lidhje sesa me "të huajt".
A tregojnë bimët inteligjencë? “Patjetër që po – nuk shoh ndonjë problem me këtë”, u përgjigj një i intervistuar në program.
Është një tregues i mrekullueshëm se sa shumë duhet të mësojmë për botën. Megjithatë, pyetja me të vërtetë e ngatërruar, është çfarë ka mbetur për drekën e një ngrënësi të mundshëm etik? Frutarizmi etik – ngrënia vetëm e pjesëve të bimëve që shkëputen në mënyrë të padëmshme, duke mos shkaktuar asnjë dëmtim – mund të përmbushë standardet e Komitetit Federal të Etikës për Bioteknologjinë Jo-Njerëzore (i cili ka vendosur që bimët kanë të drejtë të mbrohen nga dëmtimi i panevojshëm).
Por çfarë mund të hamë në Mbretërinë e Bashkuar në këtë periudhë të vitit nën atë regjim: arra? A nuk do t'i privonim ketrat? Mishi i krijuar në laborator është ende në fazën eksperimentale dhe kushton më shumë se një biftek i spërkatur me ar Salt Bae, por a lejohet vrasja në rrugë e kafshëve?
“Unë do të thosha frymëarizmi, dmth vetëm “ngrënia” e ajrit – është ai që mund të mbrojë gjtihë gjërat e gjalla në këtë Tokë, por është ide e çmendur, e rrezikshme dhe ndoshta një kult, ndaj Jo. Përndryshe, ne mund të ecim përballë dekadave të këshillave mjekësore dhe t'i përmbahemi gjërave pa asnjë lidhje të dukshme me çdo gjë të gjallë: dietën Irn-Bru?
Opsioni im i fundit: mësoni të fotosintezoni. Nëse janë kaq të zgjuara, ndoshta bimët mund të na mësojnë”, e mbyll shkrimin e saj kolumnistja Beddington./ J.H/dritare.net.

















