
Kujdes nga diarreja që zgjat më shumë se 14 ditë tek fëmijët!
Dritare.net

Mjekja Meltem Gülşan tërheq vëmendjen për diarrenë kronike tek fëmijët, ku thekson se nëse kjo e fundit zgjat më shumë se 14 ditë, quhet diarre kronike.
Duke vënë në dukje se shkaqet e diarresë kronike ndryshojnë në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, mjekja pohon se infeksionet intestinale përbëjnë një pjesë të rëndësishme të diarresë kronike në vendet në zhvillim dhe se faktorë të tillë si kushtet socio-ekonomike, kequshqyerja dhe mungesa e mikronutrientëve. Po shpjegon se diarreja, mund të përkufizohet si jashtëqitje më e shpeshtë dhe e ujshme se normalja, si rezultat i çrregullimeve të sistemit tretës.
Ekspertja thekson se diarreja zakonisht shfaqet si pasojë e përshpejtimit të jashtëqitjes dhe një situatë që pengon thithjen e ujit dhe elektroliteve në zorrë si dhe ajo akute zgjat 7 deri në 10 ditë. Duke deklaruar se diarreja ndodh për shkak të uljes së përthithjes së ujit në zorrë mjekja tha: "Kushtet që shkaktojnë diarre kronike ndahen në thelb në dy si osmotike dhe sekretore. Megjithatë, në disa sëmundje, të dy mekanizmat mund të jenë përgjegjës për shfaqjen e diarresë. Duhet të vihet në dyshim shpeshtësia e defekimit tek pacienti, përmbajtja e gjakut si dhe lidhja e tij me dietën e fëmijës, citon artikulli.
Dhimbjet shoqëruese të barkut, humbja e peshës dhe të vjellat janë shenja paralajmëruese të sëmundjeve organike. Dhimbja e kyçeve dhe ulçera e gojës mund të shoqërojnë po ashtu sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Për diarre infektive, duhet të vihet në dyshim kontakti me pacientë të tjerë dhe udhëtimet e fundit. Ekzaminimi anal mund të zbulojë sëmundje perianale, të tilla si një fistula e shkaktuar nga sëmundja inflamatore e zorrëve. Në fazën e parë vlerësohen ekzaminimet e jashtëqitjes, analizat mikrobiologjike, testet e përthithjes së zorrëve dhe alergjitë ushqimore. Në pacientët e padiagnostikuar, diagnoza mund të bëhet me anë të imunohistokimisë dhe mikroskopisë elektronike./M.K-dritare.net

















