
Kriza e ilaçeve prek edhe Greqinë: Fëmijët dhe të moshuarit të rrezikuar nga infeksionet respiratore!
Dritare.net
Pas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera perëndimore, kriza e branave që trajtojnë infeksionet respiratore ka prekur edhe fqinjin tonë, Greqinë. Vendi aktualisht është duke u përballur me një rritje të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, ndërkohë që në treg ka mungesë barnash.
Mediat greke raportojnë se Shoqata e Mjekësore e Athinës u ka bërë thirrje pacientëve të tregojnë kujdes pas përkeqësimit të mëtejshëm të infeksioneve respiratore. Sipas organeve kompetente, situata pritet të normalizohet, teksa bëhet me dije se industria farmaceutike greke ka rezervuar lëndët e para për të siguruar përshtatshmërinë e tregut.
Mjekët theksojnë se fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar për t’u infektuar për shkak se kanë imunitet të dobët./J.H/dritare.net

















