Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë thotë studimi i ri për operacionet e humbjes së peshës!

Çfarë thotë studimi i ri për operacionet e humbjes së

Kirurgjia për humbje të peshës zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, veçanërisht nga kushtet shëndetësore që lidhen me obezitetin, kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Krahasuar me ata me peshë të ngjashme, njerëzit që iu nënshtruan një prej katër llojeve të operacioneve për humbje peshe kishin 16% më pak gjasa të vdisnin, zbuloi studimi. Rënia e vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga mbipesha, si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti, ishte edhe më dramatike.

"Vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare u ulën me 29%, ndërsa vdekjet nga kanceret e ndryshme u ulën me 43%, që është mjaft mbresëlënëse," tha autori kryesor Ted Adams.

“Ka pasur gjithashtu një rënie të madhe në përqindje prej 72% në vdekjet e lidhura me diabetin, te njerëzit që kishin bërë operacion, krahasuar me ata që nuk e kishin bërë,” tha ai./L.F-dritare.net