Na ndiqni edhe në

Shëndet

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u dobësuan! 

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u

Ju nuk duhet me patjetër të bëni pa pushim stërvitje për të qenë në formë. Gjëja më e rëndësishme është që ta nisni palestrën dhe t’i përmbaheni rregullave që kërkon ajo nëse doni të bini nga pesha. Të ruash një stil jetese të shëndetshëm apo të ndjekësh një dietë nuk është gjithmonë e mundur sidomos nëse je shumë i zënë me punë. Këta të famshëm që dritare.net jua sjell më poshtë i hoqën disa kilogramë nga trupi dhe ndanë me ne sekretin se si ia arritën.


1. Adele

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u

Adele ka një stil jetese mjaft aktiv. Ajo ngre pesha në mëngjes, bën ecje ose boks pasdite dhe kardio gjatë darkës. Po ashtu bën pilates. Sa i përket ushqyerjes ajo e ka kufizuar edhe konsumimin e sheqerit.


2. Rebel Wilson

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u
Megjithëse Rebel ka luftuar me të ngrënit emocional dhe sindromën e vezores policistike, ajo humbi më shumë se 80 kilogramë. Aktorja ndoqi metodën Mayr. Kjo metodë përfshin ngrënien me avash dhe ta përtypësh ushqimin shumë mirë. Vakti më i bollshëm është mëngjesi, ndërsa më i vogli është darka. Për të luftuar të ngrënit emocional ajo mediton dhe bën ushtrime.


3. Jonah Hill

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u
Pesha është një temë e ndjeshme për Jonah, por ai flet për të ndonjëherë. Në vitin 2011, ai humbi 40 kilogramë vetëm duke ngrënë sushi. Më vonë ai u takua me një nutricionist dhe korrigjoi zakonet e tij të pashëndetshme. Ai filloi të hante më shumë fruta dhe perime, proteina pa yndyrë, drithëra, etj. Bën shumë vrap dhe 100 pompa në ditë.

4. Melissa McCarthy

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u
Melissa thotë se i ka mjaftuar ndryshimi i stilit të jetesës për t'u dobësuar. “Thjesht një jetë super e mërzitshme. Nuk bëni asgjë argëtuese dhe shkoni në shtrat në orën 7:30, ky është truku.” McCarthy nuk është e fiksuar pas dietave apo numrit në peshore. Ajo e di që luhatjet e peshës janë normale dhe nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.

5. Chris Pratt

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u

Ishte sfiduese për Chris të humbiste peshë për shkak të gatimeve të ish-gruas së tij. Më pas, ai vendosi të stërvitet, duke kombinuar vrapin me notin, boksin e kikboksin. Pratt hante 4000 kalori në ditë dhe pinte aq shumë ujë saqë i duhej të shkonte në banjë gjatë gjithë kohës. Ai humbi 60 kilogramë për 6 muaj.


6. Drew Barrymore

Këta 6 të famshëm na tregojnë sekretin si u
Drew e nis ditën me një gotë ujë me limon. Për mëngjes, ajo bën bukë me avokado dhe kur ha me miqtë ose familjen, zgjedh vezë ose fruta. Nganjëherë, Drew i lejon vetes disa toste ose petulla franceze. Ajo gjithmonë stërvitet në mëngjes./K.C/dritare.net