Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA u heq vizat personave të përfshirë në krim dhe korrupsion në Kosovë

SHBA u heq vizat personave të përfshirë në krim dhe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës ka njoftuar se nuk do t’iu lëshojë viza biznesi apo turizmi, individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit.

Ambasada në njoftimi ne saj, teksa ka folur për heqjen e vizave ka shtuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptues .

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese. Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve, të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos iu lëshohen viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk po vihet para përgjegjësisë, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që janë qartësisht të pranishme në rastet ‘Pronto’, ‘viza italiane’, ‘ikja nga burgu i Dubravës’, ‘Toka’ dhe ‘Apex’, si dhe në raste të tjera të ngjashme. Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklarëtën e ambasadës./ I.M-Dritare.net