Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Sallam çokollate pa vezë

Sallam çokollate pa vezë
Sallam çokollata pa vezë është një ëmbëlsirë e freskët dhe e shijshme që përgatitet me biskota, çokollatë, kakao dhe lajthi pa pasur nevojën e vezëve. Sallami tradicional i çokollatë, në fakt, përfshin vezë, por kjo ëmbëlsirë përveçse e shijshme, shërben edhe për ata njerëz që janë alergjikë ndaj vezës!

Përbërësit për 6-8 persona:

220 gr biskota të thata

120gr gjalpë në temperaturë ambienti

80 gr çokollatë e errët

35 gr kakao

80gr sheqer

70 g lajthi të qëruara

Një gotë e vogël rum (nëse dëshironi)

Qumësht sa nevojitet

Përgatitja:

Grimconi me duart biskotat në një tas të madh dhe shtoni kakaon.

1

Bashkoni sheqerin dhe përziejeni mirë. Në këtë masë shtoni edhe çokollatën e shkrirë dhe gjalpin e butë në copa të vogla.

2

Përziejeni mirë të gjithën me duart derisa të arrini një masë homogjene. Më pas bashkoni lajthitë, 2-3 lugë qumësht dhe rumin.

3

Vazhdoni përziejeni mirë. Më pas, filloni ta rrotulloni dhe t’i jepni formën e një sallami duke e punuar me duar mbi tavolinën të spërkatur paraprakisht me sheqer pluhur. Rrotullojeni mirë dhe vendoseni në letër alumini. Futeni në frigorifer që të ngurtësohet për të paktën një orë, më pas jeni të lirshëm të kënaqeni me këtë ëmbëlsirë të freskët dhe të shijshme. Ju bëftë mirë!/dritare.net/

4