
Rudina Hajdari: Ja pse nuk firmosa marrëveshjen me PS-PD-LSI!
E Martë 14 Janar 2020, 22:10
Dritare.net

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar në “Opinion” arsyet se përse nuk e ka firmosur marrëveshjen mes PS-PD-LSI ditën e sotme, ku edhe ajo ishte në takim. “Në parim kam qenë dakord me tryezën për të bërë bashkëpunim me palët por nga ana tjetër është për t’u parë pasi ka mangësi të vogla dhe duhet ta diskutoj me kolegët e mi”.-ka thënë Hajdari. E pyetur për presion nga ambasadat, zonja Hajdari deklaroi: ‘Presioni është një fabul pasi nuk kemi nevojë të kemi presion nga askush”. “E para ai dokument nuk është në mënyrë korrekte nga ana juridike. Ajo që është e rëndësishme për mua dhe shoqërisë civile është për ndryshimin e sistemit”, theksoi më tej ajo./ I.M-Dritare.net

















