Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëzohet kërkesa e LDK-PDK: Nuk ka rinumërim votash në Kosovë

Rrëzohet kërkesa e LDK-PDK: Nuk ka rinumërim votash në

Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike dhe NISMA, kanë kërkuar sot në Kosovë që të rinuëmrohen të gjitha votat në shkallë vendi, për shkak se artikulonin se ka ndodhur një gabim me numërimin e votave.

Por, kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke thënë se nuk ka rinumërim të votave.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga subjekti politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga subjekti politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hudhur si të palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftimin e PZAP-it./ I.M-Dritare.net