Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rozana Radi flet për Mc Kreshën, pas 6 vjetësh ndarje

Rozana Radi flet për Mc Kreshën, pas 6 vjetësh ndarje
Rozana Radi dhe Mc Kresha kanë qenë në një lidhje dashurie shumë kohë më parë. Janë bërë 6 vjet që nga ajo kohë, dhe në emisionin ‘Thumb’, Rozana nuk ka nguruar të flasë në lidhje me ish të dashurin e saj.

Shkak që u hap sërish tema e tyre ishte Kënga Magjike, ku dy këngëtarët janë ndeshur vazhdimisht.

Këngëtarja është pyetur nëse e ka përshëndetur apo takuar Kreshën, dhe ajo ka treguar që e ka takuar, dhe madje dëshiron të jetë e ftuar në dasmën e tij.

Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”, është shprehur Rozana.

Tani dy këngëtarët, pas kaq kohësh, janë miq dhe kolegë./E.B-dritare.net