Na ndiqni edhe në

Sport

Shqipëria sfidon Izraelin në “Air Albania”, Rolando Maran nis zyrtarisht epokën e tij te kuqezinjtë

Shqipëria sfidon Izraelin në “Air Albania”, Rolando Maran

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat miqësore të radhës, ndërsa trajneri Rolando Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën këtë të martë para mediave në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të përballen nesër në mbrëmje me Izraelin në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë do të presin Luksemburgun, po në kryeqytet.

Për Maran, sfida ndaj Izraelit do të ketë një domethënie të veçantë, pasi do të jetë ndeshja e tij e parë në krye të Kombëtares shqiptare. Tekniku italian mori drejtimin e skuadrës më 19 maj, duke hapur një kapitull të ri pas largimit të Sylvinhos./K.C/dritare.net