Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rita Ora në Prishtinë, ja ku do ta gjeni këngëtaren!

Rita Ora në Prishtinë, ja ku do ta gjeni këngëtaren!
Festimet për pavarësinë e Kosovës, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Por, të gjithë janë duke pritur me padurim, koncertin e mbrëmjes, me të ftuar Rita Orën.

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora tashmë është nisur drejt Kosovës. Në ora 12:00 pritet të arrijë në Prishtinë.

Në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00 dhe është i hapur për të gjithë./a.f./Dritare.net