Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rita Ora: Ja pse u pendova për veshjen time në Met Gala!

Rita Ora: Ja pse u pendova për veshjen time në Met Gala!
Ylli i Popit Rita Ora ishte e pranishme në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2019. Ajo kishte veshur një fustan të argjendtë dhe stili i saj i flokëve ishte shumë i thjeshtë, në krahasim me atë çfarë pamë në Met Gala.

E ftuar në emisionin "The Tonight Show" me Jimmy Fallon, Rita u shpreh e penduar pse kishte zgjedhur një veshje aq të thjeshtë.

“Ishte bukur, sepse të gjithë ishin veshur çuditshëm dhe u ndjeva normale një herë të vetme në jetën time. Pashë rreth e rrotull dhe mendova ‘Oh Zot, ndoshta duhet t’i vë flakën flokëve të mi’”, tha Rita Ora./E.B-dritare.net