Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rinisin reshjet e borës, ARRSH: Ja rrugët ku kalohet me zinxhirë!

Rinisin reshjet e borës, ARRSH: Ja rrugët ku kalohet me zinxhirë!
Dimri është rikthyer sërish. Disa zona në veri dhe juglindje janë mbuluar nga bora, dhe për pasojë janë shfaqur problemet e para me qarkullimin rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për gjendjen e rrugëve.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet 10 km e fundit, 4-5 cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna.

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar”, njofton ARRSH përmes një postimi në Facebook./E.B-dritare.net