Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Replikat/ Berisha debaton ashpër me Dumën dhe Salianjin për rrjedhjen e votave

Replikat/ Berisha debaton ashpër me Dumën dhe Salianjin për
Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e grupit Parlamentar të PD, ku tema kryesore e diskutimeve ka qenë rrjedhja e dy votave të PD, në seancën e një dite më parë ku u zgjodh kryetar kuvendi Gramoz Ruҫi.

Në debatin e zbardhur nga Neës24, Sali Berisha ka debatuar ashpër me Grida Dumën dhe Ervin Salianjin, ku Berisha u ka thënë që nuk duhej të mbanin qëndrim pa u mbledhur grupi.

Berisha i drejtohet Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheshit. Grupi eshte grup. Të pranoj une se je ti i bindur për gabimin s’e pranoj. Une kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit, nuk del vetë. Keta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Me vjen keq Ervin po ketu s’jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo që themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

DEBATI BERISHA-DUMA

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, Neës thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve.

Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.

Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit./I.M-dritare.net

Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheshit. Grupi eshte grup. Të pranoj une se je ti i bindur për gabimin s’e pranoj. Une kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit, nuk del vetë. Keta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Me vjen keq Ervin po ketu s’jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo që themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

DEBATI BERISHA-DUMA

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, News thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve.