Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Reishi / Ling Zhi - Kërpudha e pavdekësisë

Reishi / Ling Zhi - Kërpudha e pavdekësisë
Kërpudha Reishi ndryshe (lingzhi) është një kërpudhë e cila përshkruhet si "e ashpër" dhe e "drunjtë" me një shije të hidhur.

Trupi i frutit (mbi tokë) dhe pjesa e micelit (filamentet e lidhura me një grup kërpudhash) janë përdorur si ilaç.

Kërpudha Reishi përdoret për rritjen e sistemit imunitar, infeksionet virale të tilla si: gripi, gripi i derrit, dhe gripi i shpendëve, problemet e mushkërive duke përfshirë astmën dhe bronkitin, sëmundjet e zemrës dhe duke kontribuar në gjëndje të tilla si: tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë, sëmundjet e veshkave, kanceri dhe sëmundjet e mëlçisë.

Ajo është përdorur edhe për HIV / AIDS, sindromën e lodhjes kronike (CFS), probleme me gjumin (pagjumësia), ulcerat në stomak, helmimet dhe herpes. Përdorime të tjera përfshijnë: reduktimin e stresit dhe parandalimin e lodhjes.

Ndryshe nga kërpudha e tjera, Reishi përmban acid ganoderik, e cila i jep një shije të butë të hidhur.Ajo ka efekte anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. Reishi gjithashtu përmban PS-G polysaccharides, të cilat forcojnë sistemin imunitar, pengojnë proceset e vdekjes qelizore dhe veprojnë si antioksidantë. Gjithashtu përmban proteina dhe një përqindje të lartë të fibrave dietike, që rregullojnë tretjen dhe përshpejtojnë detoksifikimin nga toksinat e dëmshme. Reishi gjithashtu përmban minerale si: fosfor, kalcium, magnez, kalium, natrium, zink, mangan, hekur dhe bakër.

Disa substanca të tjera bioactive gjithashtu të pranishme në pluhur Reishi janë edhe: ergosteroli, mannitoli, kumarini, alkaloidet, laktonet, acidet yndyrore të pangopura dhe adenosinet. Së bashku, ata ndihmojnë për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme dhe për të rritur fuqinë fizike.

Këshillohen të merret 5.2 gr çdo ditë.

Kërpudhën Reishi pluhur, e gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi./dritare.net

1