Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Receta e ditës/ Si të bëni një kek për 5 minuta!

Receta e ditës/ Si të bëni një kek për 5 minuta!
Në këtë periudhë  kur të gjithë e kanë kohën e kufizuar, halli më i madh i amvisave është si të gatuajnë shpejt po aq edhe sa shëndetshëm. Receta që ju sugjerojmë për sot, është një kek që bëhet në pak minuta. Me përbërës kryesorë karotën, jo vetëm që do të nuk do të lodheni aspak, nuk do të shpenzoni shumë,  por do të keni një rezultat që të lëpini gishtat. Ja çfarë iu duhet:

4 vezë

200 gramë sheqer

gjysmë gote me vaj

300 gramë miell

një bustinë me fryrës ëmbëlsirash dhe një me kanellë

300 gram karota të grira (katër karota mesatare)

Nëse do e merrni shtruar, është më mirë që të bardhat e vezëve t'i rrihni veç, por nëse e keni me nxitim mund t'i rrihni së bashku me të verdhat.

Më pas shtoni sheqerin. Pasi t'i keni rrahur mirë, shtoni vajin. Përziejini sërish, por këtë herë jo më me rrahësen elektrike.

Më pas shtoni miellin, së bashku me dy bustinat e fryrësit dhe kanellës. Në fund karotat. Piqeni kekun me 170 gradë, përreth një orë.

Nuk është e këshillueshme që t'i shtoni arra, apo çokollatë brenda. Për zbukurim, mund ta spërkasni me pak sheqer pluhur.

*Nëse dëshironi, mund të bashkoni një çokollatë të bashke, me një maskarpone, dhe ta lyeni sipërfaqen e kekut sipër. Na besoni, do të keni një rezultat të shkëlqyer./L.F-dritare.net