Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reagon Basha për largimin e Shkullakut dhe Lelës: Nuk kanë nevojë për mbrojtjen time

Reagon Basha për largimin e Shkullakut dhe Lelës: Nuk kanë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lajmeve për largimet nga puna të dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ABC news dhe Alfred Lela nga gazeta MAPO. Largimin e tyre, Basha e ka quajtur një lajm të keq, pasi sipas tij këto medie po vihen në shërbim të plotë të qeverisë.

Deklarata e plotë e Bashës:

Armand Shullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik. Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi. Por largimi i tyre, vetëm për t’i vënë këto media në shërbim të plotë ndaj qeverisë është lajm i keq për të gjithë. Është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë. Ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë. E keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve. Tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre. Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull.