Rama thirrje qytetarëve: Mos dilni në protestë, kërkohet destabilizimi i vendit
E Diel 23 Prill 2017, 18:06
Dritare.net
Rama ka deklaruar se çadra e ngritur nga PD ka vetëm një arsye, shmangien nga drejtësia e vettingut.
Më tej Rama ka thënë se protesta e PD e paralajmëruar për ditën e nesërme kërkon të destabilizojë vendin, dhe të bllokojë jo vetëm rrugën e drejtësisë por edhe të integrimit në BE.
Rama ka kërkuar nga mbështetësit e PD që të mos dalin ditën e nesërme në protestë, që sipas kryeministrit është një protestë që synon vetëm destabilizimin e vendit./ dritare.net