Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama poston foton pas rikonstruksionit, ja si duket tani stadiumi i ri i Burrelit!

Rama poston foton pas rikonstruksionit, ja si duket tani stadiumi i ri i
Kryeministri Edi Rama, ka postuar ditën e sotme, foto nga stadiumi i ri i Burrelit i cili iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë. Për vetëm 40 ditë, shkruan kreu i qeverisë, me shpenzime fare të vogla dhe pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, stadiumi i Burrelit, sot ka pësuar një transformim total.

"40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit???

Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net