Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama niset drejt Turqisë, merr pjesë në Samitin dyditor të NATO-s në Ankara

Rama niset drejt Turqisë, merr pjesë në Samitin dyditor të

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Znj. Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Gjatë zhvillimit të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.

Të nesërmen në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.