Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Brukseli: Do vazhdojmë të strehojmë muxhahedinë, pavarësisht kërcënimeve

Rama nga Brukseli: Do vazhdojmë të strehojmë muxhahedinë,
Kryeministri Edi Rama mbajti pak minuta më parë një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Brukseli. Nga atje ai foli për disa tema, ndër to edhe për kërcënimin e Shqipërisë nga Teherani. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit.

" Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta", u shpreh Rama. Më tej ai shtoi se nuk do ta ndryshojmë traditën tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitete keqbërëse në Shqipëri, tha Rama, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike./L.F-dritare.net