Rama në Vlorë: Të çojmë gratë dhe vajzat në stadium, të shohin Flamurtarin
E Shtunë 10 Nëntor 2018, 19:07
Dritare.net
Rama tha se kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e tij, dhe tha se jo vetëm meshkujt, por dhe vajzat e gratë duhet të shkojnë në stadium, për të parë Flamurtarin.
“Jemi duke punuar për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit. Një projekt që përfshin edhe stadiumin, dhe ndërtimin e një pallati sporti dhe një kompleks sportiv që mbetet për tu përcaktuar se ku do ndërtohet. Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin, por që të ndodhë kjo, duhet të bëjmë një stadium që të jetë tamam qendër argëtimi”, tha Rama./E.B-dritare.net