
Rama në Kiev në cilësinë e kryetarit të OSBE: Synim, armëpushimi dhe ndihma e njerëzve
Dritare.net

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk premton të bëjë mrekulli, por shtoi se do të bënte maksimumin për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut dhe arritjes së një armëpushimi.
"Dua t'ju falenderoj për diskutimet e sinqerta dhe produktive. Pres me padurim të takohem me kryeministrin dhe presidentin dhe autoritete të tjera të larta gjatë ditës. Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë si kryetar i Presidencës së OSBE-së, ajo reflekton rëndësinë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën. Do të bëjmë maksimumin dhe do të inkurajojmë fort zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.
Ndërkohë që marrëveshjet, formatet po diskutohen dhe duke qenë se shumë kohë e ndoshta do të kërkohet, ajo çka mbetet thelbësore mbetet jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjithë ata përballin duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti. Aty është ku ne do të punojmë pa reshtur duke bërë gjithçka, pasi garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje. Konflikti vijon të prodhojë viktima civile dhe kjo është e papranueshme. Kjo duhet të ndalet. Synimi ynë është ë sigurojmë armëpushim të plotë. Rruga është e gjatë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe unë jam këtu për t'iu thënë se përfaqësuesi im i posaçëm në Ukrainë do të eksplorojë mënyrën si të ecë sa më mirë ky proces.
Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga misioni i monitorimit është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet dhe rivendosur paqen. Unë ndava me ministrin për të mbështetur më shumë me një buxhet më solid për tu siguruar që ta luajë më mirë rolin e vet. Në Ukrainën Lindore dua të shoh personalisht situatën dhe ndikimin praktik në terren të misionit të monitorimit. Jemi të vendosur për të ndihmuar që të sjellin një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre që janë prekur në mënyrë brutale nga konflikti. Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, por e dimë se ka diçka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, për të ndihmuar që të lehtësojmë sa shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm" tha Rama./E.B-dritare.net

















