Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kemi nisur një kapitull të ri për vendin, ua kemi borxh fëmijëve tanë

Rama: Kemi nisur një kapitull të ri për vendin, ua kemi borxh
Duke folur në aktivitetin e zhvilluar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror për përshpejtuesit e konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se Shqipëria ka nisur një kapitull të ri. Në fjalën e tij ai tha se të gjitha shërbimet nga zyrat e shtetit, brenda këtij vitit, do të ofrohen online.

"Jam i lumtur të festojmë ndryshimet që po bëhen. Ne kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri, duke sjellë së bashku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për herë të parë, duke i ulur ata rreth një tavoline të përbashkët, për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Po shohim një punë që është në proces e sipër dhe që zhvillohet paralelisht me sfidat, që prodhon e shkuara. Pavarësisht kësaj ne jemi të angazhuar dhe do të ecim përpara, sepse kjo është ajo që ne ja detyrojmë fëmijëve tanë.

Ua kemi për borxh fëmijëve tanë, që të kemi një vend të ri në Ballkanin Perëndimor, aty ku cilësia e jetës sonë së bashku nuk do të matet nga sa shumë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, por deri në çfarë mase ne nuk biem dakord. Ne do krijojmë një hapësirë ku mosmarrëveshjet nuk janë deklarata përpara luftërave, gjakderdhjeve, por janë pjesë e hapësirës ku ne nuk jemi të detyruar që të biem dakord për çdo gjë, thjesht jemi të detyruar të gjejmë një mënyrë për të mos rënë dakord", u shpreh Rama. /L.f-dritare.net