Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Rama: Kamerat inteligjente, përgjigje ndaj tragjedisë së Martin Canit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është një përgjigje konkrete ndaj vrasjes së nxënësit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.

Sipas tij, sistemi i ri do të identifikojë dhe sinjalizojë në kohë reale situatat me rrezik, duke mundësuar ndërhyrje parandaluese dhe duke e çuar sigurinë në shkolla në një nivel më të lartë.

Rama tha se reagimi i qeverisë ndaj kësaj ngjarjeje nuk është politik, duke theksuar se projekti “Smart City” do të krijojë një mekanizëm teknologjik që bashkon institucionet me inteligjencën artificiale për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.