
Rama i përgjigjet Metës: Lexoje me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot!
Dritare.net

“Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren.
Katër aventurierë të bashkuar dhe një tufë qorrash në udhëheqjen e atij grupimi politik, nuk na ndalojnë dot që të ecim drejt përpara, dhe pavarësisht se na pengojë dhe shqetësojnë njerëzit, ata jo vetëm që nuk djegin dot Shqipërinë, por do digjen në sytë e shqiptarëve siç e kanë merituar. Nuk e kanë me mua, as me ne, por me Shqipërinë në BE. Dua t’i them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar me 100 vota. Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ku është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi. ",- tha Rama./K.C/dritare.net

















