
Ralf Gjoni: Jam gati të bëj pakt me djallin
Dritare.net

I ftuar në emisionin ‘Arena’ në RTV Ora, Gjoni tha se do bënte bashkëpunime me çdo parti politike që do këtë ndryshim sistemi, duke theksuar se kauza është më e rëndësishme se individi.
Ralf Gjoni: “Nëse ne nuk e ndjejmë veten bashkëaksioner kot që flasim këtu dhe kot që rrimë në këtë vend. Unë për momentin ndërsa ne po flasim refuzoj të largohem nga ky vend. Mundësitë i kam pët u larguar dhe mund të shkoj në çdo vend evropian të punoj pa asnjë lloj problemi. Por kjo është një zgjedhje e imja personale dhe duhet të jetë zgjedhja e të gjithë atyre shqiptare që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.
Nuk kam pse ta shoh një mundësi bashkëpunimi me Bashën. Unë shoh mundësi bashkëpunimi me ata elementë pozitivë që duan ndryshim brenda PD dhe brenda çdo partie politike në vend, përfshirë edhe Partisë Socialiste. Jam i gatshëm të bëj pak me djallin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ndryshimin e listave zgjedhore. Nëse Basha apo PD do dilte me një qëndrim të qartë për hapjen e listave elektorale dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor në një proporcional kombëtar patjetër që do bashkëpunoja me PD, LSI dhe PS, me çdo parti politike që do këtë ndryshim sistemi. Kauza është më e rëndësishme sesa individi./I.M/dritare.net

















