Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria e Kosovës reagon për skandalin e reperes Loredana: Dëmton imazhin e Kosovës

Qeveria e Kosovës reagon për skandalin e reperes Loredana: Dëmton
Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me skandalin e reperes kosovare me nënshtetësi zvicerane, Loredana Zefi, e cila akuzohet se ka marrë mijëra franga përmes mashtrimit dhe kërcënimeve në Zvicër.

Ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, ka thënë se ngjarje të tilla e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë.

“Sigurisht që e kam parë atë ngjarje”, është shprehur ai.

”Në Kosovë jemi shumë të shqetësuar për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodhë veçanërisht për shtetet që janë miqësore me Kosovën. Zvicra historikisht gjithmonë na ka mirëpritur” ka thënë ai.

Ai nuk e komentuar në detaje rastin konkret, por ka preferuar preferon të flasë për shembuj pozitiv siç janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, lojtarët kosovarë në përfaqësuesen e Zvicrës.

”Pikërisht për këto raporte duam t’i tregojmë Zvicrës se jemi njerëz të mire. Më shumë se gjysma e përfaqësueses zvicerane vijnë nga Kosova”, ka pohuar ministri Valdrin Lluka ./ I.M-Dritare.net