Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse disa njerëz e urrejnë Shën Valentinin?

Pse disa njerëz e urrejnë Shën Valentinin?
14 shkurt,  dita e çokollatave, trëndafilave, dedikimeve, me pak fjalë dita e dashurisë. Nëse kjo nuk ju bëri të ndjeheni aspak mirë, nuk jeni të vetmit. Pothuajse gjysma e amerikanëve e përshkruajnë ditën e Shën Valentinit si "të mbivlerësuar", sipas një studimi të vitit 2017. Nëse jeni në grupin e njerëzve, që nuk e preferoni aspak këtë ditë, po ju listojmë disa arsye.

Së pari, ju jeni një tip rebeli. Që do të thotë, nuk pranoni të shkoni me masën, dhe nuk pëlqeni aspak të bëni detyrimisht veprime, vetëm sepse i bën shumica. Një gjë që urrejnë më së shumti këta njerëz, është se duhet të bëjnë dhurata, edhe pse nuk kanë dëshirë.

Një arsye e dytë, përse nuk e pëlqeni aspak Shën Valentinin, mund të jetë edhe marrëdhënia juaj në çift. Nëse lidhja juaj nuk po shkon aspak mirë, dhe është drejt fundit, 'edhe Shën Valentinin' keni mangët./L.F-dritare.net