Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat e dhunshme në Irak, protestuesit sulmojnë konsullatën e Iranit

Protestat e dhunshme në Irak, protestuesit sulmojnë konsullatën e
Të paktën tre persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit në Irak, sulmuan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë Irakian Karbala .

Protestuesit, të cilët kërkuan që Irani të ndalonte ndërhyrjen në punët e brendshme të Irakut, u ngjitën në muret e konsullatës, ndërsa kanë hequr flamurin e Iranit dhe e kanë vendosur atë të Irakut, shkruan dritare.net

Raportet thonë se forcat e sigurisë hapën zjarr, por zyrtarët thonë se nuk ka qenë policia që ka hapur zjarr, por forca të tjera të panjohura.

Demonstratat masive kundër qeverisë së Irakut po vazhdojnë prej ditësh tanimë.

Kryeministri Adel Abdul Mahdi u bëri thirrje protestuesve - të cilët janë të zemëruar me korrupsionin e përhapur, papunësinë e lartë dhe shërbimet e dobëta publike,  të rihapin rrugët dhe "të ndihmojnë në rivendosjen e normalitetit në vend" ./ I.M-Dritare.net