Profesori i arrestuar sot, djali i biznesmenit Gazheli që u mor peng
Dritare.net
Ky i fundit ne vitet e trazirave, saktesisht ne dhjetor te vitit 1998, teksa ishte ne automjet eshte ndaluar dhe marre peng. Ne ate kohe ne kembim familjes se Gazhelit i kerkuan dy milionë dollarë, ndërkohë që ai iu dha 400 mijë USD dhe u la i lire shkruan BW
Dënimi për dhunën ndaj gruas
Ne kohen qe Gazment Gazheli ka qene 37-vjeç, Prokuroria e Durrësit kishte dërguar në kryeqytet urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal numër 240, i datës 29 prill 2009, të Gjykatës së Durrësit, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale të “kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
Atëherë gruaja kishte pohuar në polici se bashkëshorti e rrihte sistematikisht, duke i lënë dëmtime të rënda. Pas këtij denoncimi, policia e Durrësit mbërriti në kryeqytet ku prangosi Gazhelin pranë shtëpisë së tij, tek zona e Bërrylit.
Megjithëse kishin dy fëmijë, ajo ka thënë në denoncimin e saj se ai nuk përpiqej të siguronte mirërritjen e tyre dhe vazhdimisht i torturonte ata duke ua rrahur të ëmën në prezencë. Për t’i shpëtuar kësaj gjendjeje, ajo kishte shkuar në Durrës ku dhe ishte strehuar te tezja e saj. Por, i shoqi i alarmuar pasi gruaja kishte marrë fëmijët, pasi ka gjetur adresën se ku banonte e ka rrahur dhe duke e kërcënuar me thikë i ka rrëmbyer asaj të dy fëmijët./d.m-dritare.net