Profesionet e lira do tatohen, preken juristët, mjekët dhe financierët
Dritare.net
“Nga të punësuarit kanë dalë persona fizikë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelektualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milion euro dhe kanë përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani kanë të ardhurën 2 milion euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani”, tha ministri Ahmetaj.
Këtu futen shërbimet që japin juristë, financiarë, mjekë, inxhinierë e me radhë me dhjetëra profesione, të cilat mund të marrin licencë për të dhënë shërbime. Gjithashtu, do tatohen fitimet nga shitja jashtë vendit e aksioneve të kompanive, që shfrytëzojnë pasuritë e Shqipërisë.
“Të ardhurat e fitimit që lidhen me pasuritë e vendit, tatimi të paguhet në Shqipëri si rasti bankersit, që kur bankersi u shit jashtë Shqipërisë, ajo nuk përfitoi asgjë nga shitja”, u shpreh Ahmetaj./E.B-dritare.net